Elkos Group u themelua në vitin 1989 si shitës me shumicë nga pronari i tanishëm Ramiz Kelmendi.
Në fillim Elkos nënshkroi kontrata ekskluzive për shpërndarje të mallit me markat e njohura Ndërkombëtare dhe Rajonale si Master Foods, Kraftfoods (tani Mondelez), Ferrero, Henkel, Pfanner, Campina, Dannone, Podravka,
Bambi, pastaj vazhdoi me markat e tjera të mëdha ndërkombëtare.
Nga një pikë e vogël tregëtimi me shumicë, sot Elkos Group është distributori më i madh i autorizuar për rreth 90 marka ndërkombëtare në Kosovë.
Me rreth 3 000 të punësuar, Elkos Group është shpallur si punëdhënësi më i madh në Kosovë për disa vite me rradhë.
Ramiz Kelmendi
Pronar i Elkos Group
Të Punësuar
Shtete
Brende
Furnitorë
Sipërfaqe
Artikuj
Automjete në qarkullim
Divizione
Aktualisht jemi prezent me rreth 90 Brende të njohura ndërkombëtare nga vende të ndryshme të botës.